Zgjidhni faqen

Nokia po vjen me celularë të lirë me ekran me prekje

Sistemi i njohur prej kohësh S40 do të funksionojë në pajisjet e reja me ekran me prekje të Nokia-s.

noks40tucs

Ishte vetëm çështje kohe përpara se Nokia të lansonte një pajisje S40 me ekran me prekje që nuk përfshin një rresht butonash fizikë. Sigurisht që ka ardhur koha për këtë, pasi në disa imazhe janë shfaqur dy pajisje të papara më parë. Produktet e reja do të tregtohen si Nokia 305 dhe 311. Të dyja pajisjet kanë një ekran relativisht të madh me prekje, dhe poshtë tij ka një buton për të pranuar dhe përfunduar një telefonatë. Nuk dihen ende specifikimet, por tashmë dihet se 311 do të ketë optikë 3 Megapiksel. Nuk dihet ende se kur dhe për sa do të dalin dy telefonat në raftet e dyqaneve, por sigurisht që do të joshin klientët me çmime të favorshme.

Burimi: gsmarena.com

Rreth Autorit